Skip to content

E fundit! Një grua dhe një burrë gjenden të vdekur në orët e pasditës, policia jep detaje për rastet

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Gazetën Express se sot në Kosovë kanë ndodhur dy raste të cilat dyshohet të jenë vetëvrasje.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 15:40 në Prizren, ku një grua rreth moshës 54-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.

“Rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40, kur është pranuar informata se në rrugën “Turgut Özal” në Prizren, në banesën e saj, ndodhej një person pa shenja jete. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, viktima është femër, rreth 54 vjeçe. Bazuar në rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Tragjedi/ Mbytet një fëmijë 11-vjeçar teksa po lahej në det

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në Restelicë të Dragashit, ku një person rreth moshës 68-vjeçari është gjendur i vdekur.

“Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50, kur nga një zyrtar policor është pranuar informata se në një zonë pyjore në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit, është gjetur një person pa shenja jete. Patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, viktima është mashkull, rreth 68 vjeç. Bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Bytiql.

LEXO EDHE:  E goditën me grusht, më pas me gotë! Dhunohet zv.ministri i Financave shqiptar

Për të dy rastet janë njoftuar prokurori kompentent dhe kanë filluar veprimet hetimore.

“Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit kanë filluar veprimet hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Të dy rastet janë iniciuar dhe po hetohen si “Hetim i vdekjes”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Published inLAJME